Home ShowBiz “Pse u pajtove me Gentin” Jul Deda shuan të gjithë dyshimet
“Pse u pajtove me Gentin” Jul Deda shuan të gjithë dyshimet
0

“Pse u pajtove me Gentin” Jul Deda shuan të gjithë dyshimet

0
0

Jul Deda dhe Gent Zeneli janë dy aktorë shumë të dashur për publikun. Fillimisht i njohëm në Portokalli dhe tani ata vazhdojnë punën dhe profesionin e tyre të ndarë nga njëri-tjetri. Para disa kohësh një zënkë midis tyre bëri që shoqëria dhe miqësia shumë vjeçare të ndërpritej në mes.

Mirëpo jeta është shumë e gjatë dhe sa më shumë me pozitivet dhe më pak hatërmbetje aq më e bukur është. Pikërisht për këtë arsye Genti dhe Juli sot janë po aq miq e shokë sa dikur.

I pyetur nga fëmijët në emisionin “Në kurthin e Piter Panit” se cila është arsyeja që u pajtua me Genti, Jul Deda përgjigjet duke na dhënë kështu edhe një mesazh shumë pozitiv.

“U pajtuam sepse janë disa gjëra që duhet ti hedhim pas krahëve, për hir të një miqësie, për hir të punës, për hit të dashamirësisë me njëri-tjetrin. Kështu që ky është një shëmbull që duhet ta kesh dhe ti dhe shokët e tu në jetë sepse nuk ja vlen, është e kohë e humbur të mos flasësh me shokun.” është shprehur Juli.

Link: https://youtu.be/02u8hB9oU4g?t=317

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8RTB0ClIHg/