Familja më e madhe në Britani do të zgjerohet sërish, çifti në pritje të fëmijës së 22-të
Sue dhe Noel Redford do të bëhen prindër për herë të 22-të duke e zgjeruar edhe më familjen e tyre.
Ata konsiderohen si familja më e madhe në Britani dhe Sue është bërë nënë për herë të parë në moshën 13 vjeçare gati 30 vite më parë me ardhjen në jetë të djalit të parë.
Mbas Chris që është fëmija i parë kanë ardhur ndër vite edhe 20 fëmijë të tjerë, ndërsa çifti është sërish në pritje të një fëmije tjetër.
Noel ishte 18 vjeç kur u bë për herë të parë baba dhe që atëherë si ai edhe bashkëshortja kanë dashur gjithmonë një familje të madhe.
Fëmija më i vogël i çiftit është një vajzë vetëm një vjeçe që shumë shpejt do ta humbasë statusin e më të voglës në familje.
Burimi i lajmit: https://www.indiatoday.in/trending-news/story/this-woman-has-21-children-she-had-her-first-pregnancy-at-the-age-of-13-1426383-2019-01-08
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/pregnant-woman-wearing-beige-long-sleeve-shirt-standing-near-brown-tree-at-daytime-132730/