Xhesi Muça, biondia simpatike, moderator në “Ora Neës” ka folur për herë të parë për veten në një intervistë për gazetaren Ester Bylyku në “Glamour Zone”.
Gjatë intervistës Xhesi ka treguar një prej incidenteve më të dhimbshme gjatë kohës kur studionte në Londër për Dans kontemporan.
Ajo thotë se profesori kishte ndërruar koreografinë në momentin e fundit, por njëri prej balerinëve, një xhamajkan dy metra i gjatë erdhi me vonëse dhe nuk u njoftua.
Ai u hutua aq shumë saqë u përplas me Xhesin duke bërë që ajo të përfundojë zvarrë nga fillimi në fund të sallës.
Ky incident i dhimshëm rezultoi mjaft problematik për Xhesin e cila do të thyente hundën për herë të dytë, këtë herë shumë më keq se më parë.
Ajo thotë se që nga ai moment pati probleme edhe me frymëmarjen duke e konsideruar atë si një prej incidenteve më të rrezikshëm që ka kaluar.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=klanEm3b3Tk
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8HNSYKHCM1/