Home Aktualitet Qeveria merr masa të tjera shtesë, mbyllen fasoneritë dhe kompanitë Call Center
Qeveria merr masa të tjera shtesë, mbyllen fasoneritë dhe kompanitë Call Center
0

Qeveria merr masa të tjera shtesë, mbyllen fasoneritë dhe kompanitë Call Center

0
0

Kryeministri Edi Rama ka informuar përmes një komunikimi live në Facebook disa masa të tjera shtesë në luftën kundër Coronavirus.

Pasi njoftoi se do të mbyllet qarkullimi i mjeteve private dhe ato të transportit ndërurban që nga ora 6 e mëngjesit të së premtes e deri në mesnatën e së dielës, Rama vendosi gjithashtu që gjatë kësaj periudhe kohore të mbyllë fasonerinë dhe kompanitë Call Center.

Gjatë komunikimit live në Facebook, Rama i bëri edhe një herë thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm dhe të mos lëvizin nga shtëpitë.

Nga nesër do të jetë pushim edhe administrata shtetërore, ndërsa punonjësit që do të kryejnë funksione të domosdoshme, duhet të akreditohen në Policinë e Shtetit.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/318347515791188/?t=32

Link: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/318347515791188/?t=32

Burimi i fotos: https://www.facebook.com/edirama.al/videos/318347515791188/?t=32