Apple nxjerr udhëzimet, ja si ti pastrojmë telefonat iPhone pa i dëmtuar
0
0
Gjigandi Apple në një njoftim zyrtar ka publikuar metodat se si mund ta pastrojmë një iPhone pa e dëmtuar.
Më konkretisht për të gjitha llojet e Iphone është e rëndëishme që të ndiqen hapat e mëposhtëm.
- Fillimisht duhet të hiqen të gjitha fishat nga telefoni.
- Më pas telefoni duhet të fiket
- Për ta pastruar mjafton të përdoret një leckë e butë, jo material garze e lagur shumë pak.
- Nëse ka ende njolla lecka mund të bëhet me pak ujë dhe sapun.
- Nuk duhet në asnjë mënyrë të përdoren solucione pastruese që përmbajnë alkol
- Duhet të tregohet kujdes që të mos hyjë lagështirë ne zonat e hapura si prsh hapësirat ku vendosen kufjet.
Për të pastruar xhamin e këtyre telefonave mund të përdoren edhe leckat që përdoren për të pastruar syzët, pasi janë të buta dhe nuk e dëmtojnë telefonin
Link: https://support.apple.com/en-us/HT207123
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-iphone-taking-photo-of-green-leaf-plant-3846225/