Home Aktualitet “E dashur nënë më mungon”, letra prekëse e vajzës për të ëmën infermiere që përloti të gjithë
“E dashur nënë më mungon”, letra prekëse e vajzës për të ëmën infermiere që përloti të gjithë
0

“E dashur nënë më mungon”, letra prekëse e vajzës për të ëmën infermiere që përloti të gjithë

0
0

“E dashur nënë më mungon shumë, më mungojnë puthjet dhe përqafimet e tyre..”, kështu nis letra e një vajze 11 vjeçare për të ëmën e saj e cila punon infermiere në spitalin Senigallia në provincën e Ankonës në Itali.

Për shkak të emergjencës në shtetin fqinj prej Coronavirusit, vogëlushja e sheh shumë pak të ëmën dhe në rastet kur ajo kthehet në shtëpi nuk mund ta takojë pasi nuk duhet të kenë kontakt.

Ajo e quan të ëmën nje heroinë dhe kur e gjithë kjo të mbarojë do ta mbulojë me të puthura.

Më poshtë letra e plotë

“ E dashur nënë, më mungon shumë, më mungojnë përqafimet dhe puthjet e tua, madje të gjitha gjërat e tua që nuk mund ti kem duke qenë se jemi larg. Gjithë përkëdheljet e tua dhe qëndrimi afër për tu ndier e mbrojtur. Mos mendo se ndihem më mirë se Ema, të paktën nëna e saj nuk qëndron roje natën. Netët në të cilat nuk je këtu, nuk mund të të qëndroj afër, por duhet të qëndrojmë në dhoma të ndara, sikur ti të mos ishe. Për shkak të Coronavirus, bota po vuan dhe ti gjithashtu me kolegët e tu. Por pavarësisht të gjithave ti je një luftëtare, je e fortë dhe e guximshme. Kur të mbarojë gjithçka do të mbuloj me puthje. Të dua shumë dhe kujto që nuk është faji jot për këtë situatën, ti je një heroinë”

Burimi i lajmit: https://www.tgcom24.mediaset.it/cronaca/coronavirus-la-commovente-lettera-di-una-bimba-alla-mamma-infermiera-mi-manchi-quando-sar-finita-ti-riempir-di-baci_16069555-202002a.shtml

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/girl-writing-on-paper-1843358/