Humbet të atin në momentin më të vështirë, Hygerta emocion të gjithë me statusin prekës
Disa ditë më parë moderatorja Hygerta Sako humbi të atin.
Njoftimin e dha vetë Hygerta përmes një njoftimi në instgram ku shprehte dhimbjen për humbjen e njeriut të dashur.
Sot përmes një mesazhi prekës dhe një kolazh fotosh me të atin, Hygerta na tregon se si është të humbasësh të atin ndërsa i duhet të qëndrojë e mbyllur në shtëpi me të ëmën dhe vajzën.
“Thonë dhe kanë të drejtë që dhimbja kalohet me njerëz. E humba babanë në një moment kritik për jetën dhe vazhdimësinë e të gjithëve ne. Mbyllur në shtëpi me nënën dhe vajzën time, dhimbja është Akoma më e madhe. E kam të pamundur t’ju kthej përgjigje të gjithëve. Gishtat nuk më punojnë dhe mendja është e turbullt”, shkruan ndër të tjera Hygerta në statusin e saj dhimbshëm.
Ajo falënderon gjithashtu të gjithë ata që e kanë ngushëlluar, ndërsa ju jep një këshillë të gjithëve që të kalojnë sa më shumë kohë me njerëzit e dashur, pasi nuk dihet se përsa kohë do ti kemi pranë.
https://www.instagram.com/p/B9rPuVjnbiB/Link: https://www.instagram.com/p/B9rPuVjnbiB/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6DZYaKgQdC/