Home Aktualitet Coronovirus, mjekët në Itali, paralajmërojnë Tsunami
Coronovirus, mjekët në Itali, paralajmërojnë Tsunami
0

Coronovirus, mjekët në Itali, paralajmërojnë Tsunami

0
0

“Lufta tashmë ka shpërthyer”, me këto fjalë e nis statusin e tij në facebook një ndihmës mjek Italian në Bergamo dhe që tashmë është shpërndrë qindra herë.

Ai ka përshkruar situatën e tmerrshme me të cilën po përballet shteti fqinj duke treguar se si ata që rezultojnë më të pafat po vijnë përditë në urgjencë pasi kanë qëndruar për ditë të tëra në shtëpi me temperaturë të lartë.

“Në momentin që nuk ja dalin dot më, detyrohen të vijnë në urgjencë, por fatkeqësisht edhe aty nuk ka oksigjen të mjaftueshëm dhe diagnoza është po e njëjta pneumoni bilaterale”, thotë mjeku.

Një tjetër profesionist tregon se pacientët vijnë në spital me buzët në ngjyrë blu dhe të gjithë kanë nevojë për terapi intensive, por me ketë flus nuk ka më makineri dhe aparatura bosh.

Ndihmës mjeku Italian në Bergamo në statusin e tij shton gjithashtu se ndërsa ka ende njerëz që nuk kanë frikë, katastrofa epidemiologjike është duke u përhapur gjithnjë e më shumë.

Një tjetër mjeke, shefe e departamentit të emergjencave në një spital në Milano, ka rrëfyer në një intervistë se gjëja më e keqe në gjithë këtë situatë, është të shohësh pacientët që vdesin të vetmuar, pa patur mundësinë të kenë askënd pranë.

Mjekja ka rrëfyer një detaj nga një paciente e saj, e cila kishte si të vetmen dëshirë të shihte mbesën për herë të fundit.

Mjekja thotë se ka mundur t’ja plotësojë dëshirën të moshuarës, duke i siguruar një videocall me mbesën për ta përshëndetur për herë të fundit.

Italia po përballet me një situatë shumë të vështirë prej Coronavirus, ku aktualisht numërohen mbi 21 mijë të infektuar dhe mbi 1400 të vdekur.

Burimi i lajmit: https://www.bild.de/news/ausland/news-ausland/italienische-aerzte-ueber-corona-die-patienten-sterben-bei-vollem-bewusstsein-69369864.bild.html?wtrid=kooperation.reco.taboola.free.bild.mobile%23%23%23wt_ref=https%253A%252F%252Ftrc.taboola.com%252Fbilddemw%252Flog%252F3%252Fclick%253Fpi%253D69413434%2526ri%253D77f392573e8746d250f348030885044c%2526sd%253Dv2_1953953e0071d621f539d8ab17520891_f0753ae3-c379-452a-9b67-9c98bc993796-tuct564549e_1584313297_1584313306_CIi3jgYQ7dNGGOeduoOOLiACKAQwCDiy8wZAvoUQSMmpjQJQ____________AVgAYApo9b3hxO_bxql_%2526ui%253Df0753ae3-c379-452a-9b67-9c98bc993796-tuct564549e%2526it%253Dtext%2526ii%253D-1599382541033350575%2526pt%253Dtext%2526li%253Drbox-t2v%2526sig%253D81e1f95003ca7134d0aec645d818372d0892e2da4859%2526redir%253Dhttps%25253A%25252F%25252Fwww.bild.de%25252Fnews%25252Fausland%25252Fnews-ausland%25252Fitalienische-aerzte-ueber-corona-die-patienten-sterben-bei-vollem-bewusstsein-69369864.bild.html%25253Fwtrid%25253Dkooperation.reco.taboola.free.bild.mobile%2526vi%253D1584313306855%2526r%253D42%2526lti%253Ddeflated%2526ppb%253DCJwB%2526cpb%253DEhMyMDIwMDMxNS0yMi1SRUxFQVNFGJDQ8zUgACoZYW0udGFib29sYXN5bmRpY2F0aW9uLmNvbTIId2F0ZXI0MzI4gKyAyQtAsvMGSL6FEFDJqY0CWP___________wFjCNIDEOAGGAhkYwj0BxDmDBgOZA&wt_t=1584313501043

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/medical-equipment-on-an-operation-room-3844581/