Shkon në 51 numri i të prekurve me COVID-19 në Shqipëri, mes tyre një mjek dhe tre infermiere
24 orët e fundit janë regjistruar 9 raste të reja me Coronavirus në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë njofton se në total janë testuar 563 raste, nga të cilat 51 kanë rezultuar pozitiv.
Nga personat e prekur 20 ndodhen të shtruar në spital, tre prej të cilëve në terapi intenstive.
Zv ministria Mira Rakaçolli në njoftimin zyrtar para mediave njoftoi se mes të prekurve rezultojnë një mjek dhe tre infermierë të spitalit “Shefqet Ndroqi” ku kohë më parë ishte i shtruar një pacient.
Atij i kishte ardhur për vizitë një i afërm nga Italia, fakt që ai nuk e kishte treguar, ndërkohë që personeli mjekësor ka qenë në kontakt me të sëmurin.
Personeli mjekësor është në gjëndje të mirë shëndetësore dhe i vetëkarantinuar.
Ndërkohë numri më i madh i të prekurve është rregjistruar në Tiranë 34 raste, ndjekur nga Fieri me 6 raste të konfirmuara, ndërsa rastet e tjera janë të shpërndara në Durrës, Lushje, Rrogozhinë dhe Elbasan.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=DXeEtX8qlXE
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/