Humbet jetën mjeku italian, Punonte pa doreza sepse mungonin
Një mjek familjeje 57 vjeçar nga Lombardia ka ndërruar jetë prej Coronavirusit.
Marcello Natali ishte mjek familje në Codogno.
Në një intervistë të pak kohëve më parë për Euronews ai tha se ishte i detyruar të punonte pa doreza pasi kishte mungesë.
Fatkeqësisht mjeku rezultoi ndër të infektuarit me Coronavirus dhe pavarësisht shtrimit të menjëhershëm në spital e pati të pamundur të mbijetonte.
Vdekja e tij u konfirmua Federata italiane e Praktikuesve të Përgjithshëm e cila quajti këtë situatë një luftë.
Sipas të dhënave nga 600 mjekë që janë gjithësej në Bergamo një prej zonave më të prekura 110 janë të sëmurë.
Link: https://it.euronews.com/2020/03/18/coronavirus-non-eravamo-pronti-ora-un-bagno-d-umilta
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-wearing-blue-gloves-3952378/