Më në fund një lajm i mirë, jo një por dy pacientë drejt shërimit
Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka dhënë mbrëmjen e djeshme një lajm të mirë mbi shëndetetin e dy prej të prekurve me Coronavirus, kontakte të pacientetit zero.
Në një mesazh të shpërndarë në Facebook, Manastirliu thotë se ata të dy janë gati të lënë spitalin infektiv, pasi edhe testi i dytë rezultoi negativ.
Ajo ka falënderuar ekipin e mjekëve për punën e tyre, ndërsa ka bërë thirrje për më shumë kujdes pasi numri i të prekurve po shtohet.
Ministrja ka përsëritur edhe njëherë thirrjen për të qëndruar në shtëpi dhe nëse dikush ka simptoma të telefonojë 127.
Në vendin tonë numërohen deri tani 70 të infektuar me Coronavirus, 35 prej të cilëve ndodhen të shtruar në spitalin infektiv në gjendje të stabilizuar.
Link: https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/
burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9nFesWHYKI/