Coronavirus, humb jetën diplomati britanik vetëm 37 vjeç
0
0
Zv ambasadori britanik në Hungari ka humbur jetën pasditen e djeshme nga Coronavirus.
37 vjeçari Steven Dick ishte emëruar zv ambasador në dhjetor të 2019, ndërsa bëhet e ditur se sapo ishte kthyer në Budapest pas disa pushimeve në Meksikë.
Ai njoftoi vetë se ishte prekur nga Coronavirus dhe se dhe se ishte në vetëizolim.
Burime lokale ndërkaq bëjnë me dije se ditët e fundit Steven ishte shtruar në një spital në Budapest, ndërsa nuk dihet nëse vuante nga ndonjë sëmundje tjetër.
Link: https://www.theguardian.com/politics/2020/mar/25/british-diplomat-dies-of-coronavirus-in-hungary
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/