Dyshoheshin për Coronavirus, dalin rezultatet për stafin e spitalit të Lezhës
Stafi i pavionit të ortopedisë në spitalin rajonal të Lezhës kanë rezultuar negative pas testit të Coronavirus.
Ata ju nënshtruan testit pasi një paciente e shtruar në këtë repart rezultoi e prekur nga Coronavirus.
Njoftimin e ka dhënë shoqata e infermierëve Lezhë përmes një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook.
“Lajm i mirë për të gjithë personelin e spitalit Lezhë, që rezultoi negativ në testin e bërë për Covid-19. Zoti ju ruajtë dhe mirënjohje pafund për punën tuaj humane dhe me vlera jetësore. Kam ndjerë këto dy ditë çdo shqetësim tuajin në mesazhet që më keni bërë e smundem dot pa gëzuar për secilin prej jush si të isha edhe unë në mesin tuaj”, shkruan presidenti i shoqatën Ledion Prendi.
Në qytetin e Lezhës janë rregjistruar deri tani katër raste me Covid-19, 3 prej të cilave në rradhët e bluzave të bardha, ndërsa rasti i katërt është një qytetare me histori udhëtimi në Itali.
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-test-tubes-3735747/