Home Aktualitet Kryeministri i Anglisë pozitiv me Covid-19, Johnson rrëfen simptomat dhe gjendjen e tij
Kryeministri i Anglisë pozitiv me Covid-19, Johnson rrëfen simptomat dhe gjendjen e tij
0

Kryeministri i Anglisë pozitiv me Covid-19, Johnson rrëfen simptomat dhe gjendjen e tij

0
0

Kryeministri i Anglisë Boris Johnson ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar vetë ai në faqen e tij zyrtare në instagram përmes një videoje ku lajmëron të gjithë mbi gjendjen e tij shëndetësore.

Ai thotë se pati temperaturë dhe kollë, çka e detyroi që ti nënshtrohej testit i cili fatkeqësisht rezultoi pozitiv.

Johnson lajmëron se aktualisht është vetëizoluar dhe se do të vijojë ta drejtojë qeverinë duke punuar nga shtëpia dhe kjo është gjëja e duhur që duhet bërë.

Ai do të komunikojë me skuadrën e tij përmes video konferencave në luftën kundër këtij virusi.

Ndërkaq kujtojmë se në Angli janë rregjistruar rreth 11600 raste dhe 578 viktima.

Disa ditë më parë edhe Princi Charles rezultoi pozitiv me Coronavirus duke u vetëizoluar në vilën e tij në Skoci.

https://www.instagram.com/p/B-PC-GnAdV_/

Link: https://www.instagram.com/p/B-PC-GnAdV_/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B-HsGdxAU4A/