Home Aktualitet COVID-19, Rëndohet bilanci i viktimave në vend, humbin jetën dy të sëmurë
COVID-19, Rëndohet bilanci i viktimave në vend, humbin jetën dy të sëmurë
0

COVID-19, Rëndohet bilanci i viktimave në vend, humbin jetën dy të sëmurë

0
0

Shkon në 15 numri i viktimave nga Covid-19 në vend.

Në orët e vona të pasdites së djeshme kanë ndërruar jetë dy persona që ishin shtruar në spitalin infektiv.

Një 77 vjeçar nga Kavaja po trajtohej prej dy javësh në spitalin infektiv dhe ndërroi jetë në mënyrë të papritur nga një infarkt miokardi.

Ndërkaq bëhet me dije se ai vuante nga disa sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Po gjatë pasdites së djeshme ndërroi jetë edhe një 69 vjeçar nga Hasi i cili ishte i shtruar në spital prej 8 ditësh i konfirmuar me COVID-19.

Pacienti në fjalë prej 3 ditësh ishte në frymëmarje të drejtuar dhe pavarësisht përpjekjeve të mjekeve nuk mundi dot të mbijetojë.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/