Home Aktualitet “Mbajeni për të rinjtë” – 90 vjeçarja vdes nga Coronavirusi
“Mbajeni për të rinjtë” – 90 vjeçarja vdes nga Coronavirusi
0

“Mbajeni për të rinjtë” – 90 vjeçarja vdes nga Coronavirusi

0
0

Një paciente 90 vjeçare ka vdekur në Belgjikë për shkak të coronavirusit, pasi nuk pranoi që të përdorte ventilatorin e u kërkoi mjekëve që ky  ventilator të përdorej për të rinjtë të cilët kanë nevojë.

Suzanne Hoylaerts nga Binkom, afër Lubbeek, u shtrua në spital në datën 20 Mars dhe gjëndja e saj u përkeqësua pas prekjes me virusin corona.

Hoylaerts kërkoi ndihmën mjekësore pasi vuante nga mungesa e oreksit dhe gulçimi dhe pasi u shtua në spital dhe u bë testi, rezultoi positive duke e izoluar nga bota e jashtme ku as vajza e saj nuk kishte mundësi që të takohej me të.

Flitet që pacienta 90 vjeçare me zemër të madhe mori një vendim për jetën e saj dhe u kerkoi mjekëve që të mos përdornin për të një ventilator por të ruhej për një pacient të ri që mund të kishte nevojë.

Hoylaerts ndërroi jetë dy ditë pasi u shtrua në spital me datën 22 Mars.

 

Burimi i lajmit: https://www.dailymail.co.uk/news/article-8173075/Woman-90-dies-coronavirus-Belgium-refusing-ventilator.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/