Home Aktualitet Coronavirus, policia gjermane po mendon të survejojë situatën përmes dronave
Coronavirus, policia gjermane po mendon të survejojë situatën përmes dronave
0

Coronavirus, policia gjermane po mendon të survejojë situatën përmes dronave

0
0

Përdorimi i dronave mund të jetë një mënyrë mjaft e mirë për të garantuar respektimin e rregullave të distancimit social në kohën e pandemisë globale.

Forcat e rendit në Gjermani i kanë sugjeruar autoriteteve që të shohim mundësinë e përdorimit të dronave për të gjurmuar të gjithë ata që shkelin rregullat, duke dalë nga karantina.

“Nëse policia do të donte të kishte një fushëpamje më të mirë për të vëzhguar situatën, dronat janë padyshim paisje shumë të mira”, tha Jorg Radek kreu i “Gdp Union”.

Megjithatë Radek e pranoi se përdorimi i dronave mund të shkaktonte shqetësime sa i takon lirisë civile e cila duket sikur në një rast të tillë do të shkatërrohej.

Deri tani autoritetet qeveritare nuk kanë qënë në favor të kësaj ideje dhe më shumë e kanë kundërshtuar, megjithatë aktualisht janë duke u këshilluar lidhur me këtë mundësi.

Dronat janë përdorur nga policia gjermane në disa raste të rralla gjatë kësaj periudhe kryesisht për t’ju dhënë këshilla qytetarëve për të respektuar distancimin social.

Një zëdhënës i policisë në Dusseldorf tha se dronat nuk u përdorën për të identifikuar individë të veçantë dhe se nuk është bërë asnjë foto.

Ai tha gjithashtu se reagimi i njerëzve në përgjithësi ka qenë pozitiv.

Link: https://www.dw.com/en/german-police-mull-wide-use-of-drones-for-corona-surveillance/a-53085401

Link: https://www.bild.de/video/clip/news-inland/per-zeppelin-und-drohne-so-jagt-die-polizei-jetzt-corona-suender-69973112-69980262.bild.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/action-air-aircraft-aviation-442587/