Home Aktualitet U transferua nga Shkodra në Tiranë, humb jetën 62 vjeçarja e prekur nga COVID-19
U transferua nga Shkodra në Tiranë, humb jetën 62 vjeçarja e prekur nga COVID-19
0

U transferua nga Shkodra në Tiranë, humb jetën 62 vjeçarja e prekur nga COVID-19

0
0

Një 62 vjeçare nga Shkodra ka humbur jetën gjatë ditës së sotme, por sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë edhe pse rezultonte e prekur nga COVID-19, nuk vdiq prej virusit.

Pacientja u dërgua me urgjencë gjatë ditës së djeshme nga Shkodra, por mësohet se ajo vuante nga pankreatiti nekrotizant, nga tumori si dhe astma bronkiale.

Sipas njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, 62 vjeçarja ishte e prekur nga COVID-19, por pa simptoma klinike të sëmundjes dhe shkaku i vdekjes së saj ishte sëmundja e rëndë e pankreasit prej së cilës vuante.

Ndërkaq në vendin tonë 24 persona e kanë humbur betejën me COVID-19, ndërsa numri i total i të prekurve është 475.

Link: https://shendetesia.gov.al/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BydAafgAumE/