E trishtë, ndërron jetë gazetarja dhe këngëtarja e njohur shqiptare
0
0
Gazetarja dhe këngëtarja e njohur Violeta Rexhepagiq ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 55 vjeçare.
Lajmin e ka dhënë përmes një postimi në Facebook mikja dhe kolegia e saj Minire Fetahu e cila me hidhërim të thellë ka njoftuar largimin nga jeta të gazetares së njohur.
Violeta ka dhënë një kontribut me vlerë në fushën e gazetarisë për raportimin e ngjarjeve torturat dhe burgosjet që kanë ndodhur në Kosovë nga strukturat serbe.
Kujtojmë se gazetarja ishte motra e kompozitorit të njohur Armend Rexhepagiq.
Të shumtë janë ata që e kanë shprehur ngushëllimet për gazetaren në statusin e mikeshës së saj.
Link: https://www.facebook.com/fetahu