Home Aktualitet Sa të sigurta janë testet e shpejta për Coronavirus, ja çfarë mendojnë ekspertët
Sa të sigurta janë testet e shpejta për Coronavirus, ja çfarë mendojnë ekspertët
0

Sa të sigurta janë testet e shpejta për Coronavirus, ja çfarë mendojnë ekspertët

0
0

Disa të ashtuquajtura teste të shpejta mund të të tregojnë në pak minuta nëse je prekur apo jo nga COVID-19.
Por sa të sigurta janë këto teste, kjo është një pyetje që bëhet shpesh dhe që i është drejtuar edhe revistës gjermane “Spiegel” në rubrikën e saj me pyetje lidhur me Coronavirus.
Janne Kieselbach’s nga departamenti i shkencës në “Spiegel” i përgjigjet kureshtjes së lexuesve.

Për të bërë testin normal, ekspertët marrin material nga gryka e pacientit duke bërë të ashtuquajturin tampon, përgjigjet e të cilit dalin pas dy ditësh, pasi analizohen në laboratorët përkatës.

Së fundmi disa prodhues kanë nxjerrë në treg një test të shpejtë përmes të cilit verifikohet prezenca e antitrupave në organizëm të cilat aktivizohen kur trupi bie në kontakt me një virus.

Megjithatë kjo lloj metode sipas ekspertëve ka disa pikëpyetje

Si fillimi antitrupat prodhohen 7 deri në 14 ditë pasi virusi sulmon organizmin, kështu që ky lloj testi nëse bëhet më herët rezulton negativ edhe pse pacienti tashmë mund të jetë në kontakt me virusin.

Së dyti virologët thonë se këto teste mund të japin sinjale pozitive false, pasi trupi mund të ketë prodhuar antitrupa për një tjetër lloj virusi, apo edhe për një grip të thjeshtë.

Kështu nuk ka asnjë garanci që një test pozitiv lidhet drejtpërdrejt me Sars-Cov-2.

Një tjetër problem është se sipas një rregulloreje të BE-së, prodhuesit duhet ti çertifikojnë vetë testet deri në Maj të 2022 dhe sipas Institutit Paul Erlhich ende nuk ka standarte të njohura të cilësisë për këtë proces.

Duke u nisur nga sa më sipër ekspertët thonë se testet e shpejta duhet të përdorën me shumë kujdes dhe mbi të gjitha nuk garantojnë një rezultat të besueshëm.

Link: https://www.spiegel.de/wissenschaft/medizin/coronavirus-was-ist-von-corona-schnelltests-zu-halten-a-b460ed55-a35c-4bb2-a619-98b5fa275973?sara_ecid=soci_upd_KsBF0AFjflf0DZCxpPYDCQgO1dEMph

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224