Home Aktualitet Fakulteti i Gjuhëve të Huaja merr vendimin për vitin akademik, “Provimet dhe diplomat on line”
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja merr vendimin për vitin akademik, “Provimet dhe diplomat on line”
0

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja merr vendimin për vitin akademik, “Provimet dhe diplomat on line”

0
0

Në kushtet kur sistemi arsimor është ndërprerë në të gjithë vendin që prej 9 Marsit, shumë studentë dhe nxënës nuk e dinë se si do të procedohet më vitin shkollor.

Por duket se Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ka marrë tashmë një vendim dhe sipas njoftimit ka vendosur që provimet dhe mbrojtja e diplomës të bëhen online.

Kështu ky Fakultet ka vendosur ta mbyllë në këtë mënyrë sezonin e dytë të vitit akademik 2019-2020 dhe shumë shpejt do të nxjerrë edhe datat e provimeve.

Studentët që nuk do të marrin pjesë në asnjë prej datave që do të përcaktohen nga Fakulteti do të kenë mundësi që ti japin provimet në shtator.

Ndërkaq Zv Ministri i Arsimit Olti Rrumbullaku në një intervstë për “Tv Klan”, tha se viti akademik mund të shtyhet deri në shtator.

Ndërsa lidhur me rifillimin ende nuk ka një datë të saktë, por nëse fillohet mësimi në qershor, disa fakultete mund të ndodhë që të bëjnë mësim edhe gjatë muajve të verës.

Burimi i fotos: http://fgjh.edu.al/