Home ShowBiz Kërcënohet me jetë këngëtarja e njohur shqiptare…
Kërcënohet me jetë këngëtarja e njohur shqiptare…
0

Kërcënohet me jetë këngëtarja e njohur shqiptare…

0
0

Këngëtarja e njohur Eliza Hoxha e cila është përfshirë së fundmi edhe në politikë duket se po përballet me disa kërcënime dhe ofendime të ndryshme.

Vetë këngëtarja ka postuar një kërcënim serioz që ka marrë në rrjetet sociale ku dikush i shkruan këngëtares “Eliza Hoxha je e vdekur”.

Eliza thotë se qëkur ka hyrë në politikë është kërcënuar nga shumë persona dhe se përditë merr një lumë me ofendime publike.

“PASQYRË SHOQËRORE KOSOVARE. Prej se kam hy në politikë përditë të lume marr ofendime publike e edhe në inbox kot e kot… Liria me linqu dhe me stigmatizu në Kosovë është aq e jashtzakonshme sa që kalon në shkelje, abuzim dhe kërcnim të tjetrit ….krejt kjo në emër të lirisë së mendimit dhe veprimit. Kur kësaj ia shton faktorin gjinor ky presion dhe kjo luftë është edhe dy herë më e egër. Sot po e ndaj këtë me të gjithë juve”, shkruan këngëtarja në statusin e saj ku ka vendosur që të bëjë publike kërcënimin që ka marrë.

Inkedelizaaaok_LI

elizaa2

Link: https://www.instagram.com/p/B_f2EczFSRor2yoOxR7IEVx0_ARDjXIZUzx6mU0/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B9bkDvAlY4Ox_TjessTOQpOy7ci6QPQ6TTo_3U0/