Këngëtari Shpat Kasapi dhe e ëma e tij kanë qenë të ftuar në një lidhje direkte me Skype në emisionin e pasdites në “Top Channel”.
Këngëtari ka folur për projektet e tij si dhe për mënyrën se si po e kalon karantinën.
Ndërsa e ëma e këngëtarit në fund të intervistës ka shprehur një dëshirë për të birin duke uruar që në intervistën e ardhshme në studio të shkojë çift.
Këngëtari i vënë në siklet tha që nuk ka asnjë gjë konkrete për momentin dhe krejt papritur është larguar nga biseda duke lënë të flasë të ëmën.
Megjithatë në fund të intervistës këngëtari është rikthyer sërish ndërsa pranoi në një farë mënyre se është single dhe se nuk ka diçka konkrete pavarësisht dëshirës së të ëmës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=MHDSWSXR47s&feature=emb_err_watch_on_yt
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2pB4EWD9iU/