Home Aktualitet Asnjë sekuencë nga këngët e tjera, Institucionet e ligjit flasin qartë
Asnjë sekuencë nga këngët e tjera, Institucionet e ligjit flasin qartë
0

Asnjë sekuencë nga këngët e tjera, Institucionet e ligjit flasin qartë

0
0

Tashmë nuk mund të përdorësh asnjë sekuencë muzikore pa të drejtën e autorit në rast se kjo pjesë nuk është ndryshuar aq shumë saqë të mos njihet nga dëgjuesi.

Kështu ka vendosur Gjykata Europiane e Drejtësisë pas një konflikti të vjetër ligjor midis grupit të famshëm Kraftwerk dhe producentit muzikor Moses Pelham lidhur me përdorimin e një sekuence ritmi nga kënga “Metal on Metal”.

Gjykatësit europian e morën parasysh lirinë e artit, por gjithashtu vendosën limitet e lartpërmendura për çdo rast.

Beteja mes grupit dhe producentit muzikor ka gati 20 vite që kalon sa nga gjykatat europiane në ato gjermane.

Moses u lejua të përdorte në 1997 një sekuencë nga kënga e famshme e grupit në një këngë të këngëtares Sabrina Setlur, por një direktivë e re europiane për të drejtat e autorit në fund të vitit 2002 nuk e parashikon një përjashtim të gjerë për përdorim të lirë si në ligjin gjerman.

Ndërkaq Gjykata Federale e Drejtësisë në Gjermani e cila e ka trajtuar këtë çështje për herë të katërt tha se ajo duhet të trajtohet para dhe pas 22 dhjetorit të vitit 2002.

Kështu duke qenë se direktiva e BE-së ka hyrë në fuqi në fund të 2002, Gjykata Federale e Gjermanisë konsideron se pas vitit 2002 janë dhunuar të drejtat e riprodhimit të paditësve si pronarë të rregjistrimit.

Gjykata Federale e Gjermanisë duket se ka ecur në të njëjtën linjë me Gjykatën Europiane duke ndjekur në gjykim udhëzimet e saj të prezantuara në korrik 2019 dhe për këtë industria e muzikës është shprehur mirënjohëse.

Pas rrjedhës që mori kjo çështje, institucioni në fjalë pritet të vendosë shumë shpejt kriteret se kur marrja e një sekuence nga një artist bie ndesh me lirinë e artit sipas rregullave të përcaktuara nga direktivat e BE-së.

Link: https://www.heise.de/newsticker/meldung/Metall-auf-Metall-BGH-bleibt-im-Sampling-Streit-auf-EU-Linie-4712753.html

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/greyscale-photography-of-condenser-microphone-765139/
.