Home Aktualitet E fundit/ Shkon në 832 numri i të prekurve, ja situata 24 orët e fundit
E fundit/ Shkon në 832 numri i të prekurve, ja situata 24 orët e fundit
0

E fundit/ Shkon në 832 numri i të prekurve, ja situata 24 orët e fundit

0
0

Shkon në 832 numri i personave të infektuar me COVID-19 në vendin tonë.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shtuar edhe 12 raste të reja, dy prej të cilave në Shkodër, një në Tiranë si dhe nga tre raste të reja në Fier, Krujë dhe Kamëz.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se aktualisht janë shëruar 595 persona, ndërsa numri i të infektuarve aktive është shumë herë më i ulët.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 36 pacientë dhe vetëm 8 prej tyre janë në terapi intensive.

Ekspertë të Ministrisë së Shëndetësisë i ftojnë qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë masat e distancimit socialel si dhe për çdo simptomë të COVID-19 të telefonojnë në numrin e urgjencës kombëtare 127.

https://www.youtube.com/watch?v=ZwRvb7eS8d0

Link: https://www.youtube.com/watch?v=ZwRvb7eS8d0

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/