Stilisti i njohur shqiptar Niko Komani deklaroi pak ditë më parë gjatë emisionit “Vizioni i pasdites” se karantina e ka ndarë nga e dashura dhe se tashmë është sërish beqar.
Kjo deklaratë e tij i habiti jo pak fansat, pasi stilisti verën që shkoi pranoi lidhjen e tij të dashurisë dhe planet që kishte për t’u martuar.
Ndërkaq ai tha se karantina e kishte bërë që të kalonte momente jo fort të këndshme dhe mezi po priste ti kthehej normalistetit.
Ndërkaq gjatë ditës së sotme ai i ka habitur jo pak fansat e tij me një foto të postuar në instagram ku shfaqet vetëm me të brendshme në ngjyrë rozë dhe një këmishë të zbërthyer ndërsa po ujit lulet në ballkon.
“Mëngjes i vonë, po ju a i keni ujitur lulet”,shkruan Niko krahas fotos e cila ka marrë shumë komente nga miqtë, kolegët dhe fanst e tij.
https://www.instagram.com/p/CAAyTwVnZnK/Link: https://www.instagram.com/p/CAAyTwVnZnK/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_9wkKUHva9/