Hapje përfundimtare në 18 maj.. Ja si përgjigjen ekspertët
Shefja e epidemiologjisë në Institutitin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini tha gjatë një lidhje direkte për emisionin “Opinion” në “Tv Klan” se data 18 maj përkon me 97% të hapjes së aktiviteteve në vend.
Ndërsa lidhur me hapjen totale dhe lirinë e qarkullimit të qytetarëve pa fasha orare, Tomini tha se pas datës 18 maj do të bëhet një vlerësim i situatës për të parë nëse do të lejohet më shumë liri në zonat e kuqe.
Tomini tha gjithashtu se 18 maji nuk përkon me hapjen përfundimtare, por duke monituar situatën dhe duke vlerësuar të tre kriteret bazë, fundi i majit apo fillimi i qershorit mund të krijojnë hallkat zinxhit të hapjes prograsive drejt asaj përfundimtare.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=yjEBadRNQlQ
Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/