Home Aktualitet E fundit/ 4 raste të reja me COVID-19, mes tyre edhe një grua shtatëzanë
E fundit/ 4 raste të reja me COVID-19, mes tyre edhe një grua shtatëzanë
0

E fundit/ 4 raste të reja me COVID-19, mes tyre edhe një grua shtatëzanë

0
0

Për të tretën ditë radhazi janë rregjistruar vetëm 4 raste të reja me COVID-19 në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se dy raste janë rregjistruar në Tiranë dhe dy në Berat, mes të cilëve edhe një grua shtatëzanë.

Numri i të prekurve me katër rastet e fundit që prej fillimisht të marsit shkon në 880.

Intituti i Shëndetit Publik bën me dije se 78% e të prekurve janë shëruar, ndërsa vijon pozitiviteti i ulët nën 2% krahasuar me numrin e testeve të kryera.

Ekspertë të ISHP-së bëjnë me dije se situata vazhdon të jetë e qëndrueshme dhe se në të dyja spitalet në vend po marrin shërbim 21 pacientë, 1 prej të cilëve në terapi intensive.

https://www.youtube.com/watch?v=SXPw8oTSpLw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=SXPw8oTSpLw

Burimi i fotos: https://shendetesia.gov.al/