Elton Iliriani shokon me deklaratën e tij, “Ja politikanët shqiptarë që më kanë kërkuar seks..”
Biznesmeni Elton Iliriani ka habitur jo pak opinionin publik pas një deklaratë të bërë gjatë emisionit të pasdites në “Top Channel”
Ai ka folur i revoltuar për diskriminimin që po has komuniteti LGBT në Shqipëri sidomos nga politikanët, ndërsa u ndal të komentonte foton e famshme ku pozonte nudo.
Gjatë intervistës ai tha se pasi e postoi atë foto ka marrë like dhe mesazhe pa fund në inbox nga politikanë të shumtë shqiptarë të cilët jo vetëm që e kanë komplimentuar, por sipas tij i kanë kërkuar seks.
Iliriani shkon më tutje duke thënë se parlamentin shqiptarë ka 25 gay edhe pse hiqen si hipokritë, ndërsa shtoi se nuk duhen ndërshkuar personat si puna e tij dhe e Xhenit që dalin hapur, ndërsa të tjerët duke ju referuar kështu edhe politikanëve dalin si minj.
Elton Iliriani e ka deklaruar tashmë që është gay duke dalë hapur vite më parë ndërsa ka lobuar fort për të drejtat e komunitetit LGBT.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=qDJOg0yRSO8
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_xIZvnAxxe/