67 vjet nga kurorëzimi i Mbretëreshës, publikohen foto të ralla nga ceremonia
Dita e sotme përkon me 67 vjetorin e kurorëzimit të Mbretëreshës Elisabeth e II.
Ajo është kurorëzuar në 2 qershor të vitit 1953 në Westminster Abbey, duke u bërë kështu sovrania e 39 që kurorëzohet në këtë vend i cili ka shërbyer për çdo ceremoni të tillë që prej vitit 1066.
Kurorëzimi i Mbretëreshës ka qenë një ceremoni solemne fetare që ka zgjatur për gati 3 orë dhe rituali është i njëjti prej më shumë se 1000 vjetësh.
Faqja zyrtare e Mbretërisë në Instagram ka kujtuar me disa foto të rralla ceremoninë që u mbajt 67 vite më parë.
Konkretisht Elisabeth dhe bashkëshorti i saj Duka i Edinburgh kanë udhëtuar drejt Westminster Abbey në një karrocë të artë që tërhiqej nga 8 kuaj të gjithë në ngjyrë gri.
Fustani i Mbretëreshës u krijua nga stilisti britanik Norman Hartnell dhe ishte satin i bardhë qëndisur i gjithë me emblemën e Mbretërisë, ndërsa mbajti veshur gjithashtu edhe mantelin shtetëror që ishte bërë veçanërisht për kurorëzimin, një mantel që e vesh edhe sot në çdo hapje të parlamentit.
Kurorëzimi i Mbretëreshës ishte e para ceremoni që u shfaq në televizor dhe që u pa nga mbi 27 milion njerëz vetëm në Britaninë e Madhe, ndërsa në ceremoni kishte rreth 8200 të ftuar.
Më pas ceremonia vijoi me betimin e kurorëzimit si dhe dorëzimin e skeptrit dhe kurorës, ndërsa në fund Mbretëresha dhe bashkëshorti i saj iu drejtuan Buckingham Palace ndërsa kanë përshëndetur nga ballkoni turmën e njerëzve që po duartrokisnin dhe brohorisnin për Mbretëreshën e re.
Princi Charles ishte i pari fëmijë që u bë dëshmimtar në ceremoninë e kurorëzimit dhe madje ai kishte një ftesë të veçantë, përgatitur enkas për të.
https://www.instagram.com/p/CA7NvSHnx0p/Link: https://www.instagram.com/p/CA7NvSHnx0p/
Link: https://www.instagram.com/theroyalfamily/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8Gx5tzH0hJ/