1. Home
  2. ShowBiz
  3. “Femrat e abuzuara i damkosin si k**va”, Tuna shpërthen me mesazhin tronditës
“Femrat e abuzuara i damkosin si k**va”, Tuna shpërthen me mesazhin tronditës
0

“Femrat e abuzuara i damkosin si k**va”, Tuna shpërthen me mesazhin tronditës

0
0

Këngëtarja Tuna ka reaguar ashpër ndaj fenomenit të dhunës dhe abuzimit me femrën.

Nxitur nga rasti i fundit i abuzimit të 15 vjeçares nga ish roja i shkollës, këngëtarja ka postuar një foto nga protesta shoqëruar me një shkrim të gjatë të cilin e nis me frazën: “Besoni viktimën, jo abuzuesin”.

Këngëtarja thotë se abuzimi i femrave në Shqipëri nuk është lajm i ri, pasi ato abuzohen përditë në familje, shoqëri, punë dhe shkollë.

Tuna vijon më tej duke thënë se femrat abuzohen edhe më shumë sa herë ju thuhet që ai nuk ka faj se është mashkull, apo sa herë ju thuhet mos për çdo gjë dhe në fund femrat që u abuzuan i damkosin si k**rva.

Tuna vijon më tutje duke kërkuar që mos trajtohet më përdhunimi dhe pedofilia si vese, sepse janë krime dhe si të tilla duhet dënuar dhe gjykuar, moralisht e ligjërisht.

View this post on Instagram

Besoni Viktimën jo Abuzuesin❗️ Abuzimi i femrave ne Shqipëri nuk është lajm i ri. Femrat abuzohen çdo ditë. Në familje, shoqëri, punë e shkollë. Femrat abuzohen që kur lindin, që kur u thuhet “të ka baba çun” se ky është kompliment! Femrat abuzohen sa herë që ju thuhet “Ai nuk ka faj, ai është mashkull, ai atë natyrë ka! Por ti ki kujdes! Ti mos…” Femrave ju thuhet vetëm “Mos”! Mos kthe fjalë se je femër! Mos shaj! Mos u vish kështu, mos u ashtu! Se po i bere këto e të përdhunuan fajin e ke ti! Femrat ne i abuzojmë sa herë që kriminelë që i përdhunojnë, rrahin, shantazhojnë i nxjerrim të lirë rrugëve. U japim një mundësi të dytë, të tretë, të katërt, për të krijuar më shumë viktima! Kurse femrat që u abuzuan i damkosim si “kurva”. Kjo duhet të marrë fund! Turp nuk duhet të ketë viktima, duhet të ketë abuzuesi! Frikë nuk duhet të ketë viktima duhet të ketë abuzuesi! Nuk duhet të mësohet femra të ketë kujdes, duhet të mësohen meshkujt që trupat e femrave nuk janë pronat e tyre private. Boll e trajtuam përdhunimin e pedofilinë si vese! Janë krime e si të tilla duhen dënuar e gjykuar, moralisht e ligjërisht!🤬

A post shared by 𝗧𝗨𝗡𝗔 (@tunasejdi) on

Link: https://www.instagram.com/p/CBD56rBlvXL/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0OtH_glnuk/