Home ShowBiz Guxon Dafina, këngëtarja zgjedh vendin më intim për tatuazhin e ri
Guxon Dafina, këngëtarja zgjedh vendin më intim për tatuazhin e ri
0

Guxon Dafina, këngëtarja zgjedh vendin më intim për tatuazhin e ri

0
0

Këngëtarja Dafina Zeqiri është shumë e dashuruar me tatuazhet dhe kjo duket qartë nga numri i lartë I tyre në të gjithë trupin.

Përveç kësaj këngëtarja vijon të shtojë tatuazhe në trup e madje zgjedh vende që jo çdokush do të guxonte.

Këtë herë ajo shihet teksa pikturon të pasmet në një video të postuar në instagram ku ndodhet në një studio duke shtuar një tatuazh të ri.

Dafina nuk e ka treguar rezultatin final dhe as se çfarë kishte në plan të pikturonte në lëkurë, por nga vendi që ka zgjedhur për të realizuar tatuazhin me siguri që duhet të jetë diçka e veçantë.

Këngëtarja është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes për shkak të lidhjes së saj me Dj Geek një lidhje që rezultoi shumë e shkurtër, por që ata të dy vijojnë të jenë miq me njëri tjetrin.

Link: https://www.instagram.com/dafina.zeqiri/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B2Y5yq6Bx05/