Home ShowBiz Humbi gjyshen dy ditë më parë, Rita i dedikon fjalët më të ndjera
Humbi gjyshen dy ditë më parë, Rita i dedikon fjalët më të ndjera
0

Humbi gjyshen dy ditë më parë, Rita i dedikon fjalët më të ndjera

0
0

Gjyshja e këngëtares Rita Ora u nda nga jeta dy ditë më parë dhe këngëtarja vendosi që ti dedikojë disa fjalë shumë të ndjera në instagram.

Ajo ka postuar disa foto të saj me gjyshen ndërsa kujton disa prej momenteve më të veçanta me të.

Ajo tregon se si ishte gjyshja e saj ndërsa më humor i thotë në fund që të mos festojë shumë aty sipër, ndërsa e përfundon shkrimin duke I thënë “Të dua”

“ E dashur gjyshe ti ishte personi më shik, më punëtor dhe më e pavarur që kam takuar ndonjëherë. Çdo ditë ajo shkonte për të ecur e veshur bukur ndërsa dukej e mrekullueshme dhe më pas pinte kafe pa u ndihmuar nga askush. Ajo kujdesej kaq shumë, ishte kaq e fortë dhe kaq e këndshme. Kur tregonte të vërtetën nuk përdorte filtra, por na donte dhe kujdesej me gjithë zemër. Do më mungosh çdo ditë. Prehu në paqe afër gjyshit dhe e di se do të na mbrosh që aty ku je. Mos bëj shumë party aty sipër, të dua gjyshe”, shkruan Rita krahas fotove të gjyshes ndërsa shohim se ka marrë komente të shumta ngushëllimi nga miq e fansa të saj.

https://www.instagram.com/p/CBYMRgijrp2/

Link: https://www.instagram.com/p/CBYMRgijrp2/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B8rj1yDD3-_/