“Nuk e dija a do dilte gjallë..”, modelja shqiptare rrëfen momentet më të vështira në jetë
Modelja e njohur Vildan Zeneli e cila prej vitesh tashmë jeton dhe punon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës i është përgjigjur kutisë së pyetjeve me pyetje nga fansat për emisionin “Prive”.
Një prej pyetjeve ishte lidhur me periudhën më të vështirë në jetën e saj dhe Vildan ka treguar se jeta e saj ka pasur shumë momente të vështira, duke nisur që nga periudha e luftës në Kosovë e deri tek sëmundja e prindërve.
Vildan rrëfen se kur ajo ishte vetëm 14, 15 vjeç e ëma u sëmur nga tumori në gjoks dhe asaj i është dashur ti qëndrojë pranë në çdo moment deri sa është rekuperuar.
Ndërsa disa vite më parë, Vildan tregon gjithashtu se edhe i ati ka pasur probleme serioze me zemrën.
Ajo tregon se të atit i funksiononte vetëm 15% e zemrës, por fatmirësisht mundi të gjente një dhurues dhe falë Zotit ndërhyrja shkoi mirë.
Vildan tregon se operacioni ishte shumë i vështirë dhe ajo nuk e dinte nëse i ati do të dilte gjallë, por fatmirësisht gjithçka shkoi mirë.
Modelja ka ndarë gjithashtu me publikun edhe detaje nga jeta e saj profesionale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Link: https://www.youtube.com/watch?v=KBolOZCcifI&t=229s
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/BzYi9bMga4w/