Cardi B është një prej personazheve më të përfolur sa i takon guximit për t’u shfaqur gjithnjë e më shumë provokuese si në klipet e këngëve ashtu edhe në rrjetet sociale.
Ajo ka postuar së fundmi një foto të trupit të saj të zhveshur ndërsa tregonte tatuazhet e shumta dhe ndryshimet që ka bërë në 10 vjet.
Reperja ka postuar në instagram një foto të trupit 10 vite më parë dhe një tjetër sot ku tregon se e ka theksuar edhe më shumë palloin që ka si tatuazh në pjesën e të pasmeve dhe të kofshës.
Ajo ka theksuar ngjyrat e tatuazhit duke e bërë edhe më me ngjyra, ndërsa shihet se ka shtuar edhe disa detaje të tjera përreth me kalimin e viteve.
Reperja thotë se e ka rimodeluar tatuazhin përgjatë gjithë javës së kaluar dhe se ka ndier shumë dhimbje gjatë orëve që ka ribërë tatuazhin.
https://www.instagram.com/p/CBd63pNgChE/Link: https://www.instagram.com/p/CBd63pNgChE/
https://www.instagram.com/p/CBer8LtjIcA/Link: https://www.instagram.com/p/CBer8LtjIcA/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B_fnjJZAbp3/