Home Aktualitet E fundit/Ndërron jetë një 67 vjeçar, shifrat vijojnë të rriten
E fundit/Ndërron jetë një 67 vjeçar, shifrat vijojnë të rriten
0

E fundit/Ndërron jetë një 67 vjeçar, shifrat vijojnë të rriten

0
0

Gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 66 raste të reja me COVID-19, 32 prej të cilave vetëm në Tiranë.

Ministria e Shëndetësisë në komunikimin zyrtar njoftoi se është rritur bilanci i viktimave pasi së fundmi ka ndërruar jetë një 67 vjeçar nga Shkodra i cili prej disa ditësh ishte në gjendje të rëndë, i intubuar.

Ai vuante gjithashtu nga disa sëmundje bashkëshoqëruese dhe pavarësisht përpjekjes së mjekëve ai nuk ka mundur dot ta fitojë betejën me sëmundjen.

Ndërkaq në spitalin infektiv ndodhen të shtruar 55 persona, 8 prej të cilëve në terapi intensive dhe dy në gjendje më të rëndë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë ka vijuar apelin kundrejt bizneseve dhe qytetarëve që të respektojnë masat e higjenës dhe protokollet e sigurisë, ndërsa theksoi edhe njëherë domosdoshmërinë e vendosjes së maskave në çdo ambjent të mbyllur për të shmangur çdo lloj përhapjeje të mëtejshme të virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=E7Aw3bniJMQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=E7Aw3bniJMQ

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/