Home Aktualitet E fundit/Rritja e shifrave, Mali i Zi mbyll kufirin tokësor me Shqipërinë
E fundit/Rritja e shifrave, Mali i Zi mbyll kufirin tokësor me Shqipërinë
0

E fundit/Rritja e shifrave, Mali i Zi mbyll kufirin tokësor me Shqipërinë

0
0

Mali i zi ka vendosur të mbyllë sërish kufirin tokësor me Shqipërinë pas rihapjes në 1 qershor.

Shifrat e larta të ditëve të fundit kanë bërë që ky shtet të vendosë që në mesnatën e 21 qershorit të rimbyllë sërish kufirin.

Qeveria e Malit të zi kishte vendosur një limit prej 700 personash aktiv për të rihapur kufijtë me çdo shtet, por ky numër është tejekaluar në vendin tonë dhe për këtë arsye është vendosur sërish mbyllja e kufirit deri në një njoftim të dytë.

Ministria për Evropën dhe punët e jashtmë ka njoftuar se Njësia operacionale e krizës së qeverisë së Malit të Zi ka vendosur që të rishikojë listën e vendeve që do të lejohet të hyjnë në territorin e saj.

Nga ky kufizim përjashtohen disa kategori dhe konkretisht ata udhëtarë që kanë një nevojë thelbësore, siç janë  profesionistët e shëndetësisë, diplomatët, personeli ushtarak, punonjës të ndihmës humanitare si dhe kategori të veçanta personazh në tranzit.

Ministria ka njoftuar të gjithë qytetarët që kanë planifikuar udhëtime për në Mal të zi ti anulojnë pasi nga mesnata e 21 qershorit nuk do të lejohen hyrje daljet nga Shqipëria në Mal të zi dhe anasjelltas.

Link: https://punetejashtme.gov.al/

Burimi i fotos: https://unsplash.com/photos/59hfZdGwjR4