Lori Hoxha ka treguar së fundmi se ka arritur të jetë në paqe me veten dhe në një gjendje shumë të mirë shpirtërore.
Ajo ka postuar disa foto në instagam ku shfaqet në një varkë veshur me një fustan ngjyrë nude ndërsa shkruan: “Paqja që ndiej tani, vlen mbi çdo gjë që kam lënë mbrapa”, duke treguar kështu se në këto momente është shumë e lumtur me veten dhe këtë e reflekton qartë edhe në fotot e postuara së fundmi.
Në fakt Lori nuk ka treguar se nga çfarë ka hequr dorë për të arritur paqen shpirtërore, por kujtojmë se disa herë ajo e ka pranuar se vuante nga çrregullime të ankthit dhe hera e parë që i ka ndodhur një krizë ankthi ka qenë në 2012 në një salon bukurie.
https://www.instagram.com/p/CBpsefZljnm/Link: https://www.instagram.com/p/CBpsefZljnm/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4sF7AWFGTU/