Home ShowBiz “Jo vetëm flet, por edhe këndon shqip, ja kënga e preferuar e burrit të Afërditës
“Jo vetëm flet, por edhe këndon shqip, ja kënga e preferuar e burrit të Afërditës
0

“Jo vetëm flet, por edhe këndon shqip, ja kënga e preferuar e burrit të Afërditës

0
0

Afërdita Dreshaj  dhe bashkëshorti i saj Jakub Kindl janë shumë të lidhur me njëri tjetrin.

Modelja poston vazhdimisht foto dhe video me momentet më të bukura së bashku nga pushimet, darkat , drekat apo edhe momentet kur i shohim teksa stërviten.

Afërdita pak kohë më parë zbuloi se po i mësonte bashkëshortit disa fjalë në shqip duke treguar gjithashtu edhe fjalët e tij të preferuara në shqip.

Por duket se Jakub nuk po mëson vetëm të flasë shqip, por edhe të këndojë.

Modelja ka postuar një video në instagram ndërsa po udhëton së bashku me bashkëshortin, nënën e saj dhe motrën dhe në sfond dëgjohet kënga e fundit e Genës, “Bella Senorita”.

“Familjarisht vdesim për këtë këngën”, shkruan Afërdita në videon ku shohim Jakub që po këndon në timon në gjuhën shqipe disa fjalë nga kënga.

Link: https://www.instagram.com/aferditadreshaj/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B0JPyvbJEcY/