Home Aktualitet Thellohet bilanci i viktimave nga COVID-19, situata ende kritike në vend
Thellohet bilanci i viktimave nga COVID-19, situata ende kritike në vend
0

Thellohet bilanci i viktimave nga COVID-19, situata ende kritike në vend

0
0

74 raste të reja janë rregjistruar me COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

Ministria e Shëndetësisë në raportin e saj të përditshëm njofton se gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë edhe dy persona të tjerë një 45 vjeçare nga Berati dhe një 82 vjeçar nga Kruja me disa sëmundje bashkëshoqëruese.

Shumica e rasteve të reja me COVID-19 janë rregjistruar në Tiranë, duke u ndjekur më pas nga Durrësi e Shkodra.

Në spitalin infektiv janë të shtruar 81 persona mes të cilëve edhe mosha të reja, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe dy prej tyre të intubuar në gjendje të rëndë.

Ndërkaq gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 42 qytetarë duke e çuar në 1744 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë vijon të bëj apel për të respektuar rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë për të shmangur përhapjen e mëtejshme të virusit.

https://www.youtube.com/watch?v=j8XveVkAd9c

Link: https://www.youtube.com/watch?v=j8XveVkAd9c

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/