Home ShowBiz “U zgjova me lajmin e bukur..”, Çiljeta tregon planet për të zgjeruar familjen me Albanin
“U zgjova me lajmin e bukur..”, Çiljeta tregon planet për të zgjeruar familjen me Albanin
0

“U zgjova me lajmin e bukur..”, Çiljeta tregon planet për të zgjeruar familjen me Albanin

0
0

Pak kohë më parë ne mediat online qarkulloi lajmi se këngëtarja Çiljeta Xhilaga ishte shtatëzanë për herë të dytë me portierin e Partizanit Alban Hoxhën.

Thashethemet këtë herë zgjatën shumë pak, pasi këngëtarja vendosi ta përgënjeshtronte mënjeherë këtë lajm me anë të statusi në instagram ku tregonte se në fakt lajmi ishte i remë dhe se për çdo të re ajo do ti njoftonte vetë fansat.

E ftuar në emisionin “Rudina” në “Tv Klan”, Çiljeta Xhilaga ka folur për herë të parë lidhur me lajmin e shtatëzanisë duke thënë se e mori me shumë sportivitet.

Ajo tha se atë mëngjes u zgjua me një lajm të bukur dhe se tashmë nuk I bëjnë më përshtypje lajmet që dëgjon për veten.

Ndërsa e pyetur lidhur me planet që ka me Albanin për të zgjeruar familjen, Çiljeta tha se këto janë punët e Zotit dhe gjithçka do të ndodhë kur ta vendosë ai.

https://www.youtube.com/watch?v=k37tKaP1dkQ

Link: https://www.youtube.com/watch?v=k37tKaP1dkQ

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CAQQ3iGggGc/https://www.instagram.com/p/CAD-1A0l0Kk/