Home ShowBiz Cricket bëhet baba për herë të parë, artisti zbulon emrin dhe portretin e së bijës
Cricket bëhet baba për herë të parë, artisti zbulon emrin dhe portretin e së bijës
0

Cricket bëhet baba për herë të parë, artisti zbulon emrin dhe portretin e së bijës

0
0

Artisti dhe producenti i njohur Donat Prelvukaj, i njohur me emrin e artit Cricket është bërë baba për herë të parë.

Lajmin e ka dhënë vetë ai përmes disa fotove të së bijës ndërsa zbulon gjithashtu edhe emrin e saj.

Çifti ka vendosur që ta quajnë vogëlëushen Kanina dhe në fotot e postuara në instagram vogëlushja pozon në shtrat, në duart e të ëmës.

Artisti ka zbuluar gjithashtu edhe dhomën e vogëlushes si dhe mirë se ardhjen që i kanë bërë duke e zbukuruar me tullumbaca, torta e dhurata.

“Mirë se erdhe në jetë Kanina. Ti dëshiroj të gjitha të mirat në jetë, qofsh e lumtur gjithmonë”, shkruan ai krahas fotove të së bijës.

Artisti ka marrë shumë mesazhe për të bijën nga miq dhe fansa të cilët i urojnë asaj jetë të gjatë dhe të lumtur.

https://www.instagram.com/p/CCZGNVjl4Bc/

Link: https://www.instagram.com/p/CCZGNVjl4Bc/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B4XnR0KlrjX/