Home Aktualitet E rrallë, lind në Tiranë foshnja me këmishë
E rrallë, lind në Tiranë foshnja me këmishë
0

E rrallë, lind në Tiranë foshnja me këmishë

0
0

Në maternitetin “Koço Gliozheni” në kryeqytet ka lindur një foshnje e mbështjellë me qesen amniotike ose ndryshe siç njihet në gjuhën popullore me këmishë.

Njoftimin së bashku me disa foto shumë të veçanta të bebit nga salla e lindjes i ka publikuar në Facebook mjekja e njohur Anika Dokle.

“Bebush me këmishë”, shkruan doktoresha krahas fotove të vogëlushit dhe kolegëve të saj direkt nga salla e lindjes.

Lindja e fëmijës me qese amniotike është një fenomen shumë i veçantë, por që ndodh rrallë.

anika

Link: https://www.facebook.com/adokle

Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/baby-with-ink-on-foot-4005611/