Me ethe dhe temperaturë, këngëtarja shqiptare infektohet me Coronavirus, ja gjendja e saj
Këngëtarja Eliza Hoxha ka rezultuar pozitive me Coronavirus pas manifestimin të simptomave të sëmundjes.
Ajo e dha vetë lajmin me anë të një statusi në facebook ku njoftoi se u detyruar ta ripërsërisë testin, pas simptomave si ethe, kollë dhe temperaturë.
“Të dashur miq, pas testit negative të javës së kaluar sot e kam ripërsëritur testin dhe kam dal pozitiv. Kjo për faktin që tre ditët e fundit kam patur disa nga simptomat që e shquajnë këtë virus si plogështi, ethe, temperaturë, kollë. Po ashtu kam vërejtur aritmi të theksuar këto ditë. Çfarë mund t’ju them unë dhe që nuk e keni dëgjuar deri tani..Asgjë më shumë përtej se të kujdeseni për veten dhe të tjerët. Maska, higjena e theksuar, distanca tashmë janë domosdoshmëri dhe mënyrë jetesë. Virusi ekziston. Do të jetë gjatë me ne, prandaj duhet të mësohemi të bashkëjetojmë me të”, shkruan Eliza në statusin e saj ku të shumtë janë ata që i kanë uruar shërim të shpejtë.
Link: https://www.facebook.com/eliza.hoxha.351
Burimi i fotos: https://www.pexels.com/photo/person-holding-syringe-3952224/