Home Aktualitet Shëtitja me varkë rezultoi fatale, gjendet i pajetë trupi i aktores 33 vjeçare
Shëtitja me varkë rezultoi fatale, gjendet i pajetë trupi i aktores 33 vjeçare
0

Shëtitja me varkë rezultoi fatale, gjendet i pajetë trupi i aktores 33 vjeçare

0
0

Trupi i aktores së njohur Naya Riviera është gjetur pas 6 ditë kërkimesh në liqenin ku rezultoi e zhdukur pas një shëtitjeje me varkë me të birin 4 vjeçar.

Autoritet kanë gjetur fillimisht të birin të vetëm në varkë, ndërsa e ëma ishte hedhur për t’u larë por fatkeqësisht nuk doli më e gjallë.

Trupi i aktores 33 vjeçare u gjet në pjesën verilindore të liqenit, i cili ishte 60 metra i thellë.

6 ditë më parë i biri i aktores u gjend mbi varkë me jelekun e shpëtimin veshur, ndërsa jeleku i aktores ishte ende në bord.

Aktorja është e njohur për rolin e Santana Lopez në një serial të Fox Tv për 6 vite me radhë, ndërsa ka marrë pjesë edhe në disa filma komedi.

https://www.instagram.com/p/CCRnPHqgfea/

Link: https://www.instagram.com/p/CCRnPHqgfea/

Burimi i lajmit: https://www.bbc.com/news/entertainment-arts-53397318