Home Aktualitet Shkon mbi 100 numri i viktimave nga COVID-19 në vend, MSH: “Situata serioze…”
Shkon mbi 100 numri i viktimave nga COVID-19 në vend, MSH: “Situata serioze…”
0

Shkon mbi 100 numri i viktimave nga COVID-19 në vend, MSH: “Situata serioze…”

0
0

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë kanë ndërruar jetë 4 persona nga COVID-19, mes tyre edhe një 21 vjeçare.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se e reja ishte e shtruar prej disa ditësh në spital dhe ndodhej në terapi intensive e intubuar.

21 vjeçarja ndërroi jetë në mënyrë të menjëhershme si pasojë e tromboembolisë fulminante, ndërsa mësohet se vuante nga sindromi metabolik.

Sipas të dhënave gjatë 24 orëve të fundit kanë ndërruar jetë gjithashtu edhe tre persona të tjerë një 49 vjeçare nga Kruja e intubuar dhe në gjendje të rëndë prej 11 ditësh si dhe dy qytetarë të tjerë një 56 dhe një 67 vjeçar nga Tirana.

Ndërkaq nga testimet e kryera kanë rezultuar 85 raste të reja me COVID-19, ndërsa në spitalin infektiv situata vijonë të jetë e rënduar.

Aktualisht ndodhen të shtruar 88 pacientë, 12 në terapi intensive dhe 4 në gjendje të rëndë në intubim.

Ekspertë të Ministrisë vijojnë të bëjnë apel për të ruajtur distancën dhe për të respektuar rregullat e higjenës dhe protokollet e sigurisë me qëllim shkëputjen e zinxhirit të transmetimit të sëmundjes.

https://www.youtube.com/watch?v=vJViNwvdXmA

Link: https://www.youtube.com/watch?v=vJViNwvdXmA

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/