Moderatorja Fjoralba Ponari ka vendosur që t’ju përgjigjet pyetjes së fansave në instagram, por duket se përveç pyetjeve normale, nuk kanë munguar edhe ato pikante e deri fyese.
Fjoralba nuk ka ka përtuar t’ju përgjigjet edhe pyetjeve jo etike duke ju dhënë madje përgjigjen e merituar.
Ndër pyetjet e shumta në instagram dikush e pyet: “Ku e ke bosin e madh” dhe Fjoralba ka postuar pyetjen së bashku me përgjigjen.
“I thashë të kalonte nga shtëpia jote që të kesh me çfarë të shtysh muajin. Mentalitet tipik i shqipove ky”, shkruan ajo në përgjigje të pyetjes që i bëhet.
Moderatorja është vazhdimisht aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë e kemi parë ti lejojë fansat dhe ndjekësit e saj ti bëjnë pyetje duke shuar kështu kuriozitetin e ndjekësve me detaje nga jeta e saj profesionale dhe private.
Link: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/
Burimi i fotos: https://www.instagram.com/fjoralba.ponari/