Home ShowBiz Urimi më i bukur për Arilenën vjen nga partneri, ja si e quan ai këngëtaren
Urimi më i bukur për Arilenën vjen nga partneri, ja si e quan ai këngëtaren
0

Urimi më i bukur për Arilenën vjen nga partneri, ja si e quan ai këngëtaren

0
0

Këngëtarja Arilena Ara festoi ditëlindjen me një super festë në Dhërmi ku pamë shumë personazhe të njohur të showbizit të cilët ishin pjesë e ditëlindjes së këngëtares.

Arilena festoi 22 vjetorin e lindjes në një festë buzë detit ku të gjithë ishin veshur me të bardha dhe ku nuk mungoi argëtimi dhe surprizat.

Mes urimeve të shumta për këngëtaren ajo që ra më shumë në sy ishte urimi i partnerit të saj Popi Kolës.

Ai ka postuar në instagram një foto ku pozojnë të përqafuar ndërsa krahas fotos shkruan: “Gëzuar ditëlindjen Kido, trashëgimia ime e përjetshme”, një mesazh shumë i veçantë që padyshim e ka lumturuar këngëtaren e cila e ka ripostuar urimin edhe në instagramin e saj.

Kjo foto e tyre është pëlqyer shumë nga miq dhe fansat të çiftit të cilët i kanë uruar dhe gjithashtu i kanë komplimentuar për faktin se duken shumë të bukur së bashku.

https://www.instagram.com/p/CCvUHauhZxz/

Link: https://www.instagram.com/p/CCvUHauhZxz/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/B6ykkyXh35T/