Home ShowBiz Arbana rrëfen planet për të ardhmen dhe jo nuk lidhen aspak me televizionin
Arbana rrëfen planet për të ardhmen dhe jo nuk lidhen aspak me televizionin
0

Arbana rrëfen planet për të ardhmen dhe jo nuk lidhen aspak me televizionin

0
0

Moderatorja Arbana Osmani ka një jetë në televizion ku e kemi parë të drejtojë spektakle të ndryshme.

Përveç televizionit ajo ka gjithashtu edhe një tjetër pasion që është gatimi dhe këtë e ka treguar përmes gatimeve të shumta që shpërndan në instagram si dhe dy librave me receta që ka botuar.

Ndërkohë herë pas herë i përgjigjet edhe fansave kryesisht për pyetje që lidhen me gatimin.

Dikush e ka pyetur Arbanën se përse nuk hap një restorant dhe moderatorja i përgjigjet se do ta hap shumë shpejt sapo të jetë pak më e lirë nga punët e tjera.

Ajo ka ndarë kështu me fansat planet që ka për të ardhmen dhe që mesa duket nuk paskan lidhje me televizionin, por me pasionin e saj të dytë atë për gatimin.

Moderatorja aktualisht është në pritje të një fëmije të dytë me partnerin e saj rregjisorin Eduard Grishaj me të cilin ka një lidhje prej kohësh.

Arbana

Link: https://www.instagram.com/arbanao/

Burimi i fotos: https://www.instagram.com/p/CBqqy6uAY4H/