Home Aktualitet E fundit/ Situatë e rëndë në spitale, 12 të intubuar, rritet numri i të shtruarve
E fundit/ Situatë e rëndë në spitale, 12 të intubuar, rritet numri i të shtruarve
0

E fundit/ Situatë e rëndë në spitale, 12 të intubuar, rritet numri i të shtruarve

0
0

108 raste të reja me COVID-19 dhe tre persona që kanë ndërruar jetë është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë.

Ministria e Shëndetësisë njofton se situata vijon të jetë problematike në të dyja spitalet në vend ku numri i të shtruarve vijon të rritet.

Aktualisht në të dyja spitalet në vend  po marrin shërbimin 126 pacientë, 22 në terapi intensive dhe 12 të intubuar.

Një lajm i mirë është se gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 60 pacientë, duke e çuar në 2523 numrin e personave të shëruar që prej fillimit të epidemisë.

Ndërkaq ekspertë të Ministrisë vazhdojnë të bëjnë apel për të përdorur maskat në ambjente të mbyllura, të respektohen distancat si dhe higjena personale, ndërsa për bizneset të respektojën me rigorozitet protokollet e sigurisë.

https://www.youtube.com/watch?v=fDdE8OKhUWw

Link: https://www.youtube.com/watch?v=fDdE8OKhUWw

Burimi i fotos: https://new.shendetesia.gov.al/